Msc Ina Pasho
Uji dhe ekuilibri A C I D O – B A Z I K U
- Uji-perberje shume aktive
Vetite F I R I K O – K I M I K E
* Vlere e larte e nxehtesise se avullimit forcat terheqese ndermolekulare te ujit jane te medha dhe kjo lidhet me shperndarjen specifike te elektroneve ne mol e ujit. Kjo shperndarje i jep ujit asimetrielektrike.
Lidhja hidrogjenore: afrim i dy mol uji me njera tjetren si pasoje e forcave terheqese elektrostatike midis ngarkesave negative te pjesshme te O te nje mol dhe ngarkeses pozitive te pjesshme te H te mol tjeter te ujit. Kjo shoqerohet me rishperndarje te ngarkesave elektrike ne dy mol , duke shtuar shume nderveprimet mes tyre.
Uji –eshte tretes universal. Tretshmeria e lendeve polare ne uje varet nga prirja qe kane grupet funksionale polare te tyre per te formuar lidhje hidrogjenore me mol e ujit.
- Funksionet e ujit ne organizem:
* Perben 70% te peshes trupore ne organizmin e njeriut. Ndahet ne leng intraqelizor(50%) & extraqelizor(20%)
* Te gjitha reaksionet e metabolizmit zhvillohen ne mjedis ujor.
* Ka funksion strukturor-merr pjese ne percaktimin e struktures karakteristike te proteinave, te membranave biologjike , te ribozomeve etj.
- Ne kushte normale, njeriu humbet nje sasi te caktuar uji me rruge te ndryshme, por baraspeshohet me marrjen e tij duke siguruar nje bilanc ujor dinamik.
- Vlera totale e sasise se ujit qe humbet cdo dite eshte 2600ml/dite, nga te cilat 1200ml/24ore me urine, 360ml/24ore me djerse etj.
- Humbjet e ujit zevendesohen me marrjen e tij
- Proceset metabolike oksiduese prodhojne dioksid karboni dhe uje. Ky uje i formuar quhet endogjen (gati 300 ml per nje trup qe peshon 70kg) dhe zevendeson vetem nje pjese te ujit te humbur. Sasia e ujit endogjen eshte perpjestimore me kalorite e marra ne diete.
- Per cdo gram glucide/proteina/yndyrna qe oksidohen prodhohen perkatesisht 0.6ml/0.4ml/1.07ml uje.
- Rendesia e ujit ne organizem
Ne femijerine e hershme uji ze rreth 75-80% te organizmit.Me kalimin e viteve kjo sasi ulet deri sa shkon 60-65% per meshkujt dhe 50-60% per femrat(sepse kane me teper inde adipoze).
Truri i njeriut permban 85% uje , ndersa kockat kane 10-15%.
Aftesia e ujit per te tretur molekula te tjera eshte esenciale per jeten
Uji eshte percjelles shume i mire i elektricitetit dhe kjo ndikon ne funksione te ndryshme ne brendesi te organizmit.(psh potenciali elektrik mes neuroneve te trurit dhe transmetuesve elektrokimik)
Uji eshte nder ndihmesit em te mire te dietave dhe reduktuesit e obezitetit sepse:
-Zvogelon oreksin -Ndihmon ne mbajtjen e tonicitetit normal te muskujve -Ndihmon trupin te eleminoje toksinat -Redukton depozitat e yndyrnave ne organizem , duke ndihmuar ne metabolizmin e trupit
Uji eshte nje pjesmarres aktiv ne hidrolize, qe eshte nder proceset me te rendesishme ne trup.
Eshte shume i rendesishem gjate ndarjes se ATP, e cila eshte burim energjie per qelizen dhe proceset e saj aktive.
ATP +H2O = Energy + ADP + Inorganic Phosphate
Uji ndihmon ne mbajtjen konstante te temperatures te trupit
Nqs organzimi i njeriut dis hidratohet 2%, kjo ndikon shume ne degradimin e funksioneve fizike dhe mentale, ndersa nqs vlerat jane afer 15% , organizmi shkon drejt vdekjes.
- Sistemet tampone
Gjate metabolizmit ne organizem formohen vazhdimisht lende acide.
Per kete aresye lind nevoja e sistemeve tampone,sepse perqendrimi i joneve H ne qelize dhe ne lengjet jashteqelizore duhet te mbahet i ulur dhe brenda kufijve te percaktuar mire.
Sistemi tampon me i rendesishem eshte sistemi bikarbonat. (bikarbonat dhe acid karbonik)
Ky cift acido bazik ka nje perparesi krahasuar me sistemet e tjera, sepse njeri prej perberesve eshte acid fluror.
Acidi karbonik (H2CO3) eshte bibazik dhe ne vetvete ka fuqi te dobet tamponuese. Ne organizem shnderrohet ne : H2O dhe CO2 nen veprimin e anhidrazes karbonike qe katalizon kete reaksion.
- Ne nje individ normal ne qetesi, vlera e pH te gjakut arterial eshte 7.4,
perqendrimi total i CO2 eshte 22-28mmol/l, perqendrimi i HCO3 eshte 24-27mmol/l
Cdo ndryshim jo perpjestimor i ketyre vlerave, do te coj ne prishje te raportit te mesiperm dhe pH i gjakut do te zhvendoset nga vlera normale drejt aciditetit ose alkalinitetit.
Ne gjakun venoz, per shkak te transportit te CO2 nga idet periferike drejt mushkrive, ka nje perqendrim me te larte te HCO3 dhe CO2 te tretur.
Ky fakt sjell qe pH i gjakut venoz te jete me acid se pH i gjakut arterial , 7.38
- Gjate metabolizmit te lendeve te ndryshme , formohen jone hidrogjeni.
- Pervec kesaj rruge, keto jone formohen edhe ne forme te acidit laktik, acidit sulfurik , forsforik etj, te cilat jane acide jo flurore.
Per mbajtjen normal te vlerave te pH , pavaresisht krijimit endogjen te ketyre joneve, rol kryesor luajne mushkrite dhe veshkat, sepse te dy keto organe marrin pjese ne eleminimin e ketyre joneve qe ulin pH drejt vlerave acide.
- Kontrolli respirator i pH te gjakut
Presioni i pjesshem i gazit karbonik ne gjak ndryshon sipas shpeshtesise dhe thellesise se frymemarrjes.
Gjate frymemarrjes siperfaqesore dhe te ngadalte (hipoventilim), shtohet perqendrimi i CO2 alveolar dhe ulet shperndarja e tij nga gjaku ne ajrin alveolar. Kjo sjell rritjen ne gjak te perqendrimit te CO2 dhe rrjedhimisht uljen e pH te gjakut.
Hiperventilimi jep efekte te kunderta
- Oksihemoglobina eshte acid me i forte se hemoglobina e reduktuar.
- Ky ndryshim sjell qe per cdo molekule Hb qe oksigjenohet , te clirohen 0.7jone hidrogjen.
Me kete shpjegohet aftesia tamponuese e hemoglobines, duke siguruar transportin e nje sasie te mjaftueshme CO2 pa cuar ne ndryshime te pH .
Oksihemoglobina qe gjendet ne eritrocite, me te arritur shtratin kapilar , leshon oksigjenin. Ky proces ndihmohet nga: perqendrim i ulur i O2 ne inde, zhvendosja e pH drejt aciditetit ne inde perqendrimi i larte i CO2 ne inde.
- Kapja e hidrogjeneve nga ana e hemoglobines tamponon efektin e acidit karbonik.
- HCO3 qe formohet ne eritrocite, kalon ne plazme dhe transportohet me gjakun venoz ne pulmone. Ketu Hb e reduktuar oksigjenohet .
- Jonet H reagojne me HCO3 dhe keshtu formohet H2CO3, qe shoqerohet me uljen e perqendrimit te HCO3 ne eritrocite, e kjo sjell kalimin e tij nga plazma ne brendesi te eritrocitit, duke tamponuar ndryshimin e pH.
- H2CO3 me pas shperbehet ne H2O dhe CO2 qe eleminohet me ane te frymemarrjes.
Kontrolli renal i ekuilibrit acido –bazik
Veshkat rregullojne perqendrimin e HCO3 ne gjak. Normalisht, pragu renal i HCO3 eshte 26-28mmol/l, pra nje sasi shume e vogel e tij eleminohet me veshka. Rreth 90% e joneve bikarbonat thithen ne nivelin e tubujve proximal dhe pjesa tjeter ne tubujt distal te nefronit. Jonet bikarbonate qe gjenden ne filtratin glomerular , bashkeveprojne me jonet H qe sekretohen aktivisht nga qelizat tubulare te drejtim te lumenit,e formohet keshtu acidi karbonik.Ky acid shperbehet me pas ne CO2 dhe H2O. Ky CO2 i prodhuar ne kete nivel se bashku me CO2 nga gjaku, kalojne ne brendesi te qelizes tubulare, ku shnderrohet fillimisht ne acid karbonik e me pas , me ane te anhidrazes ne jone bikarbonat dhe jone H. Jonet bikarbonat kalojne nga lumeni ne qarkullimin e gjakut.Perqendrimi i bikarboanteve ne plazme ndikohet nga disa faktore:
*presioni i pjesshem i gazit karbonik
*Niveli i klorureve ne gjak
Nqs organizmi peson humbje te Cl, per te mbajtur konstant perqendrimin e anioneve, rritet perqendrimi plazmatik i HCO3, ndersa gjate hiperkloremise ndodh e kunderta.
* Niveli i K ne gjak
Gjate hiperkalemive, K shkembehet me H brendaqelizor. Kjo do te pakesoje sasine e H ne lumen, faktore i rendesishem per tu perthtithur jonet bikarbonat. Kjo con ne alkalinizimin e urines.
- pH normal i gjakut eshte 7.35-7.45
Vlera te pH nen kete interval , tregojne per gjendje patologjike dhe quhen acidoza , ndersa vlerat mbi kete pH quhen alkaloza
Ne pH 7.4 raporti mes HCO3 / H2CO3 =20, ndersa perqendrimi i CO2 total eshte 26-27mmol/l.
Ndryshimet e ketyre vlerave per aresye respiratore apo metabolike japin crregullime te ekuilibrit acido-bazik.
Nqs vlera e ketij raporti <20 Acidoze te dekompresuar
Nqs vlera >20 Alkaloze te dekompresuar
- Shkaqet e crregullimit te ekuilibrit acido bazik jane respiratore dhe metabolike
*Acidoze respiratore: Semundjet kronike pulmonare ose ulja e frekuences respiratore nga crregullime neurologjike shtojne perqendrimin e CO2 ne gjak. Ne kete rast ulet vlera e raportit bikarbonat/acid <20.Per te rivendosur raportin normal ne kete rast nderhyjne veshkat.
Ne nivelin e tubujve renal shtohet thithja e joneve bikarbonat, ndersa ne nivelin e qelizes tubulare shtohet prodhimi i CO2. Nqs acidoza eshte akute ,kompesimi renal ndodh brenda 3-5ditesh. Urina ne kete rast eshte me acide per shkak te sekretimit te joneve H
*Alkaloze respiratore: Gjate traumave kraniale ose ne helmimet me salicilate, vereht rritja e ventilimit pulmonar. Hiperventilimi shkakton ulje te shpejte te perqendrimit te CO2, e cila shoqerohet me ulje te te sekretimit te joneve H ne nivelin tubular, dhe kjo shoqerohet me ulje te thithjes se bikarbonateve dhe joneve Na ne filtratin glomerular.
Edhe ne kete rast , nderhyjne veshkat per te rivendosur raportin ne vlerat e duhura.
*Acidoze metabolike: Mund te vij nga
– biosinteza e shtuar e metaboliteve acid
– nga marrja e produkteve acide
– Nga humbja e tepert e joneve bikarbonat nga diarrete
-Ulja e eleminimit te joneve H nga veshkat si rrjedhim i insuficences renale akute
*Alkaloze metabolike:
Perqendrimi plazmatik i joneve bikarbonat mund te shtohet
*per aresye te marrjes me teprice te alkaleve (laktat natriumi)
*nga ulja e e eleminimit te tyre nga organizmi
Alkaloza metabolike mund te verehet edhe gjate te vjellave per shkak te humbjes te HCl.
Kompesimi pulmonar i alkalozes metabolike qendron ne ngadalesimin e frymemarrjes, duke shtuar perqendrimin e CO2 ne gjak.