Udhëzimi për përdorimin e pajisjes për zbutjen e ujit me ndihmën e dyllit jono-këmbyes tip
Qëllimi dhe arsyeshmëria e përgatitjes së ujit
Përgatitja e ujit konsiston në adaptimin e përbërjes dhe vetive të tija, kërkesave që ndërlidhet me përdorimin e tij. Nevoja e pashmangshme e sferës së përdorimit të ujit del nga dallimi ndërmjet gjendjes së ujit në disponim kërkesave që ai duhet ti plotësoj.Fortësinë e ujrave natyrore zakonisht e shkaktojnë jonet e kalciumit, magnezit, alluminiumit, hekurit dhe zingut me prejardhje inorganike.Kalciumi dhe magnezi në ujë paraqiten kryesisht përmes acideve të karbonateve, sullfateve dhe klorideve. Ngurtësia e ujit shprehet përmes njësisë së graduar(shkallzuar), ose në miligramekuivalent(milivale) të joneve të kalciumit dhe magnezit në një litër ujë. Ujrat e ngurta(të papregaditura) në amvisni e zgjasin kohën e zierjes së gjellrave, si dhe ndikojnë në harxhimin e sasisë më të madhe të ujit për shpërlarjen e sapuneve(deterxhentëve).
Në 1m kub ujë të forte(të ngurtë) harxhohet pa nevojë 3kg sapun dhe 4kg pluhur deterxhenti për larje. Uji i ngurtë ka veprim specifik në gypat e ujësjellsit dhe të aparateve në amvisni, që ndërlidhen me harxhimin(konsumimin) e ujit, siç janë lavatriçet, enëlarset, bojlerët elektrik, aparatet për ujë të pijshëm si dhe pajisjet për ftohje.
Kriprat e kalciumit dhe të magneziumit shkaktojnë edhe paraqitjen e njollave dhe shtresave të përhershme në pllakat e banjos apo të kuzhinës, nëpër kada si dhe xhakuza.Shtresimi i tyre paraqitet edhe në sistemin e nxemjeve qendrore, që rezulton me harxhim më të madh të energjisë elektrike, për shkak të përçimit të dobët të nxehtësisë nëpër sistemin tani më të dëmtuar.
Shtresat e kalcium karbonateve, që krijohen në sipërfaqe të sisteme të ftohjes dhe nëpër gypa tjera, për shkak të nxemjes së ujit dhe për shkak të çregullimit të barazpeshës së karbonateve, shumëfish e risin harxhimin e ujit për ftohje.
Qëllimi i pregaditjes së ujit për pije dhe për industri qëndron në largimin efikas të katjoneve nga uji në bazë të këtij principi: zavendësimi i këtyre kompozimeve, që ujit ia ritin fortësinë-kompozime që nuk treten lehtë dhe që eliminohen në formë të fundrinave; zavendësimi i joneve të Ca ++ dhe Mg++ me katjone tjera-që ujit nuk ia ritin fortësinë.
Pregaditja e ujit përmes procesit të këmbimit të joneve qëndron në përdorimin e joniteve të jonokëmbyesve. Ato janë substanca të forta(rigide), të patretshme në ujë, që kanë veti për ti ndruar jonet nga përbërja e tyre, me jonet e tretura në ujë.
Sasija e këmbimit është 90% deri 95%.
Mineralet e tretura në ujë janë të natyrës inorganike, pra nuk mund të treten në organizmin tonë. Në formë të acideve kristalore shtresohen përgjatë murnave të enëve të gjakut, duke shkaktuar ngushtimin e tyre dhe duke e rritur rigiditetin e eneve të gjakut. Njëherit këto kristale deponohen në veshkë në formë të rërës apo gurit të veshkëve, nëpër nyje(artikulacione ) dhe nëpër eshtra. E ngacmojnë lëkurën dhe shkaktojnë alergji.
Uji që përmbanë sasi të madhe të kriprave minerale inorganike, nuk është burimi i domosdoshëm i nevojave të mineraleve për organizmin tonë(janë të vlefshme mineralet me prejardhje organike).
Aparati(pajisja) për pregaditjen e ujit, pasi të lidhet me sistemin e ujësjellsit, e mundëson pastrimin e plotë mekanik të ujit nga thërmijat e materjeve të forta(rrigjide) siç janë papastërtinat në formë të baltës, rërës, ndryshkut, suspenzioneve të ndryshme që mund ti dëmtojnë sistemet e nxemjes qendrore dhe të aparateve tjera në amvisni që e shfrytëzojnë ujin nga ujësjellsi.
Shtresa e materijalit për zbutje përmbanë granulatë të imtë për këmbim të joneve,me aftësi të lartë të këmbimit të joneve të kalciumit dhe magnezit,me jone të natriumit.Fortësija e ujit shkakton precipitim të gurrëzve në gypat e ujësjellësit, gjegjësisht nëpër shufrat(mashat)për nxemje të ujit; tek kaloriferë të ndryshëm, tek aparatet e amvisnisë , tek pjesë të apareteve në industri etj, duke e shpejtuar dëmtimin e tyre dhe harxhimin më të madh të energjisë. Kripërat e kalciumit dhe magnezit si pjesë përbërëse të ujit të fortë shkaktojnë formimin e njollave dhe shtresave në pajisjet keramike të banjos duke e ngacmuar lëkurën.
Shtresa për zhytje është projektuar në mënyrë që uji të kalon nëpër tërrë shtresën e granulateve, duke e siguruar efektin maksimal të tij.
GARANCIONI
Ju falënderohemi për besimin e treguar dhe për blerjen e aparatit (pajisje) për përgatitjen e ujit.
Bashk me servisin e autorizuar do të kujdesemi që aparati i juaj gjatë kohë të prodhoj ujë të butë.
Garancioni i aparatit për përpunimin e ujit është 12 muaj nga dita e montimit jepet kryesisht në bazë të kushteve që janë të caktuar në këtë garancion.
1.Aparati dedikohet përgatitjes së ujit nga ujësjellsi prej ku furnizohen ndërtesat dhe objektet tjera, gjegjësisht për nevoja publike,në përputhje me specifikimin – parametrat që janë cekur në udhëzimin për përdorim.
2.Çdo kontrollim dhe meremetim duhet të vërtetohet me vulë, nënshkrim dhe datë, në librezën e garancionit.
3.Granulatin për këmbim të joneve duhet ndruar çdo 8 vjet, nga dita e montimit të aparatit.
4.Montazhi dhe kontrollimet (shërbimet dhe pjesët) pagohen sipas çmimeve të servisit.
5.Me garancion nuk përfshihen:
pjesët e gomës,
dëmtimet mekanike që shkaktohen nga përdorimi joadekuat i aparatit e në veçanti si pasojë e:
furnizimit me ujë mbi 49 C dhe presion mbi 8 bara, përdorimi kriprave të bikarbonateve të kualitetit jo të mirë, nënshtrimi veprimit të temperaturave të ulëta.
6.Montimi, kontrollimi dhe përmisimet e bëjnë kryesisht kompetentët nga servisi ynë I autorizuar,që është edhe kusht për garancion të qëndrueshëm.
7.Shitësi dhe importuesi nuk përgjigjen për dëmet dhe humbjet e mundëshme të shkaktuara nga havaritë apo parregullsitë e paisjes.
8.Afati i eliminimit të mangësive zgjatë 7 ditë nga dita e paraqitjes përmes telefonit apo letrës.
9.Nëse mangësitë nuk janë të përfshira me garancion ose janë të shkaktuar me fajin e shfrytëzuesit apo të përdorimit jo adekuat të aparatit, blerësi detyrohet ti paguaj shpenzimet e servisimit dhe të pjesëve.
10.Blerësit nuk i lejohet çmontimi i paisjes dhe të pjesëve tjera.
11.Kushtet e këtij garancioni njëherit janë edhe pjesë të kontratës për shitblerje.
12.Përdorimi i paisjes (aparatit) jashta udhëzimit për përdorim e bën të pavlefshëm garancionin.
PROGAMIMI I ORËS
Pas lidhjes së transformatorit me rrjetin elektrik, në ekran paraqiten sinjalet e pajisjes dhe numri i testit mandej fillon të dridhet treguesi i kohës (12:00 AM).Në pjesën e poshtme të ekranit paraqitet shkrimi PRESENT TIME ( koha reale).
TON SINJALET:paraqiten pas çdo shtypjeje të sustës gjat mbushjes.Sinjalet e veçanta tregojnë ndrimet në ekran.Sinjali që përsëritet do të thot se ora nuk i pranon ndrimet dhe njëherit informon se duhet shtypyr në sustën tjetër. P.sh. gjatë vënjes së vlerave të ngurtësisë (pika 2), sinjali që përsëritet tregon se mund të fitohen vlera ndër 1, duke e shtypur sustën POSHTË V (doën).Reagim të njejtë gjatë vlerave më të mëdha të ngurtësisië shkakton shtypja në sustën LARTË (UP).
1.REGJISTRIMI I ORËS
Nëse nuk paraqitet mbishkrimi PRESENT TIME, duhet të shtypet susta ku shkruan SELECT, deri sa të paraqitet mbishkrimi ose të përcillen sinjalizimet tjera:
– Për ta regjistruar kohën e saktë shtypni sustën LARTË/POSHTË (up/down) me të cilën do ta ndroni orën para ose pas.
– Nëse ora e sakt është ndërmjët mesditës dhe mesnatës,duhet të shihet a do të paraqitet në ekran, përveç numrave që e tregojnë orën edhe mbishkrimi PM.
– Nëse ora e saktë është ndërmjet mesnatës dhe mesditës, duhet të shihet a do të paraqitet në ekran, përveç numrave që e tregojnë orën edhe mbishkrimi AM.
KUJDES:çdo shtypje në sustën LARTË/POSHTË e ndëron kohën për 1 minutë. Duke e mbajtur të shtypur sustën për 1 sekond koha ndron për 32 minuta.
2.REGJISTRIMI I VLERAVE TË FORTËSISË SË UJIT
Shtypet susta SELECT, në ekran fillon dridhja e mbishkrimit “15 “ dhe HARDNESS (fortësija).
Nivelin e fortësisë së ujit duhet shikuar në raportin për analizën e ujit të cilin në shtëpinë tuaj e ka bërë personi teknik-presentuesi i firmës NO-BEL SERVIS
Shtypni sustën LARTË/POSHTË (up/down) që ti regjistroni vlerat e ngurtësisë së ujit. Me shtypjen e sustës POSHTË (down) ulet fortësija e ujit deri ne shkallën 1.Me shtypjen e sustës UP (LARTË), ndrohen vlerat në drejtim të rritjes së tyre deri në maksimum. KUJDES:çdo shtypje në sustën LARTË/POSHTË (up/down) t ndëron vlerat për 1 njësi në intervalin prej 1 deri 25, kurse mbi te për 5 njësi…25, 30, 35, etj. Duke e mbajtur sustën të shtypur, dyfishohet shpejtësija e vlerave të fortësisë.
3.REGJISTRIMI I KOHËS SË REGJENERIMIT
Shtypet susta SELECT – në ekran filon të dridhet mbishkrimi 2:00 AM dhe RECHARGE TIME (koha që e përcakton regjenerimin).
Nëse është e regjistruar regjenerimi në 2:00 AM RECHARGE TIME aparati për përgatitjen e ujit fillon me regjenerimin në ora 2:00 AM (natën) dhe mbaron më së voni në 4:00 AM (natën).
Kjo kohë është e përshtatshme mbasi shumica e amvisnive në këtë periudhë nuk e shfrytëzojn ujin.
KUJDES:Shtypja e njëhershme e sustës lartë/poshtë e ndron kohën për 1 orë. Zgjatja e shtypjes së sustës e dyfishon shpejtësinë e vlerave të regjeneruesve. Përsëri duhet të shtypet susta SELECT që të regjistrohet koha reale. Në ekran do të paraqitet informimi për PRESENT TIME dhe RECHARGE TONIGHT (regjenerimi për sonte)
MBUSHJA E REZERVUARIT ME KRIPË
Shllina(tretje e kripës) është e domosdoshme për çdo regjenerim. Uji që përdoret për tretjen e kripës në rezervuar dozohet në mënyrë automatike përmes vetë aparatit për përgatitjen e ujit.Megjithatë rezervuarin duhet ta mbushim me kripë. Rezervuari mbushet me kripë të pastër të briketuar.
Kohë pas kohe duhet të kontrollohet niveli ikripës dhe të përzihet me lugën speciale: kripa dhe tretësi i kripës.
MOS E PËRDORNI GURIN E KRIPËS, sepse papastërtitë në formë të fundrinave shkatojnë bllokimin e punës së aparatit për përgatitjen e ujit.
Ju lutemi që para mbushjes të kontrollohet a gjindet në majë të matësit kapaku i bardhë.
KUJDES:asesi mos derdhni ujë në rezervuarin e kripës.
KARAKTERISTIKAT DHE FUNKCIONET E EKRANIT
REGJENERIMI PLOTËSUES:
Ndonjëherë është i nevojshëm trajtimi i dhunshëm (me dorë) i regjenerimit p.sh në rastet kur:
1.Harxhojmë më shumë ujë se zakonisht( gjatë vizitave të miqëve) dhe frikësohemi që të mos harxhohet uji i zbutur para se të kthehet regjenerimi i programuar.
2.Rezervuari nuk është me kohë i mbushur me kripë.
Mund të fillohet menjëherë me regjenerim, ose përsëri të programohet në 2:00 AM ( ose në ndonjë termin kohor tjetër)në këtë mënyrë:
REGHENERIM I DETYRUESHËM (RECHARGE NOW)
Të shtypet dhe të mbahet e shtypur susta në ON/OFF-HOLD deri sa në ekran të paraqitet mbishkrimi që dridhet(sinjalizues)RECHARGE NOW,SERV ose FILL. Pas mbushjes si fazë e parë e regjernerimit ndërpritet mbishkrimi FILL dhe cikli i mbushjes është i kryer.Mbishkrimi RECHARGE NOW dridhet edhe më tej .Faza e regjenerimit rrjedh reth 2 orë dhe pas mbarimit të kësaj kemi përsëri ujë të zbutur.
PROGRAMIMI I MEMORIES Nëqoftëse nuk ka furnizim elektrik ekrani është i zbrazur,mirëpo paneli e mban kohën reale edhe 6 orë. Kur rrjeti furnizohet përsëri me energji elektrike duhet të programohet koha e sakt në rast se dridhet sinjali i orës në ekran.Nuk është e nevojshme përsëri të vehen vlerat e fortësisë dhe koha e regjenerimit, nëse nuk duam ti ndrojmë vlerat. ERROR CODE (sinjal i kodizuar i prishjes)Në rast se paraqiten vështirësi në lidhje me elektronikën e paisjes për përgatitjen e ujit dhe në ekran paraqitet sinjal i kodizuar i prishjes.
POROSITË QË I PËRMBAN KY UDHËZIM JU GARANTOJN PUNË TË GJATË DHE TË SIGURTË TË APARATIT.
TË DHËNAT TEKNIKE
Lartësija e rezervuarit të kripës:102.2 cm
Diametr i rezervuarit të kripës:22.7 cm
Lartësija e ventilit për furnizim me ujë:101.6 cm
Lartësija e aparatit:121 cm
Gjatësija/gjërësija:50 cm – 42 cm
Rezervuari i kripës:90 kg
Ventili:1 col
Uji për furnizimin e aparatit:
Rrjedha minimale-maksimale e ujit:660-1100 lit. / 1 h
Shtypaj minimale-maksimale e ujit:1.4-8.4 bara
Temperatura maksimale e ujit hyrës:49 C
Lartësija maksimale e fortësisë së ujit:1100 ppm CaCO3
Pranija maksimale e hekurit dyvalent:8 ppm
Kapaciteti ditorë i aparatit për zbutjen e ujit:4 deri 3m3/h.